“SuperCopa” e Italisë u fitua nga Milani, por kjo nuk ndikoi që të mos gëzonin edhe tifozët e Napolit. Për ta nuk kishte asnjë trofe, gjithsesi kurrë nuk mundet ta harrojnë atë tradhti të Higuain që në merkaton e verës la Napolin për Juvetusin, skuadra më e urryer nga napolitanët.

Në Itali sporti thuajse është i barabartë me fenë, dhe tifozët e Napolit kurrsesi nuk mund ta falin këtë. Kjo është një nga arsyet që ata menjëherë pas realizimit të Palasaliç, që i dha fitoren Milanit në “Superkupë” shpërthyen qindra fishekzjarre në provincën e Kazorias.

Këtu duhet shtuar dhe rivaliteti i ashpër me Juventusin që njihet prej kohëve kur në “San Paolo” luante Diego Armando Maradona, duke i dhënë një shije të dyfishtë festës së tyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb