TIRANE-Kryetari i demokrastianëve, Nard Ndoka e qan spanjishten. Në këtë video private që tanimë ka marrë udhët e internetit, deputeti Ndoka të mahnit me gjuhën spanjolle.

Para pak javësh Ndoka ndodhej në Kubë për pushime prej nga ku na solli dhe foto me rroba plazhi dhe pas kësaj vjen kjo video vetëm 7 sekonda.

E përkthyer pak shqip spanjishtja e Ndokës do të thotë; “O robo më përshëndet, të lutem më përshëndet, të puth…”.

Nuk është hera e parë që Ndoka bëhet protagonist i lajmeve plot humor, pasi shprehjet e tij tanimë janë të famshme kudo në internet.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: