TIRANE- Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka i cili është renditur i pesti në listën e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit, pas “luftës” së hapur që i kanë shpallur kritikët brenda grupit, që sot kërkuan edhe shkarkimin e tij.
Në një status në “Facebook”, ai thotë se kritikët e Bashës, pasi hëngrën të tjerët në PD, tani duan të kafshojnë edhe kryetarin.
“Topalli, Bode e kompani, kanë ngrënë të tjerët në PD, tani kërkojnë të ‘kafshojnë’ kryetarin e tyre!”, shkruan Ndoka.
(m.a/BalkanWeb)