Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nard Ndoka këshilla Ramës dhe ministrave: Pini ujë të shuani dozën e kokainës (Video)

ndoka

TIRANE- Pas ironive të kryeministrit Edi Rama lidhur me shprehjet e tij filozofike, vjen edhe përgjigja e deputetit Nard Ndoka. Ky i fundit në një replikë ndaj kreut të qeverisë lëshoi në deklaratë ‘bombë’, ndërsa theksoi se një mjek i ka konfirmuar se kryeministri është nën efektin e kokainës. Madje sipas tij, shenjat janë pirja e ujit. Ndoka tha se Rama ka konsumuar 6 shishe me ujë.

Po ashtu, Ndoka i dha një këshillë kabinetit qeveritar, që t’i japë sa më shumë ujë Ramës, që t’i dalë kokaina, madje të pinin edhe ata vetë.

“Të them të drejtën nuk meriton replikë kryeministri edhe për faktin se është në efektin e kokainës, sapo ma konfirmuan. Se nuk ka besim tek doktori këtu. Një mjek nga jashtë më tha se shenjat e tij janë tipike të një përdoruesi kokaine.”, tha Ndoka.

Rama ndërhyn nga vendi
Ndërhyn Ruçi:
Të lutem zoti kryeministër mos ndërhy
“Mund të jesh admirues. Më vjen e dhe një informacion i kualifikuar. Keni pirë 6 shishe uji se vetëm uji ja ul dozën e kokainës që të bëhet njeri normal. Ujë, merrni dhe jepni ujë, që t’i ulni nivelin e kokainës në gjak”, përfundoi Ndoka.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 10 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.