NASA ka ndërmarrë një nismë të re për jetësimin e planetit Mars. Këtë herë bëhet fjalë për mbjelljen e patateve, një test ky në kuadër të kërkimit të burimeve të reja për jetën.

Sipas mediave amerikane, agjencia hapësinore ka nisur një bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Patates. Synimi është krijimi i një plantacione papatet në talentin Mars, përpara mbërritjes së misionit hapësinor.

Përpara finalizimit të projektit, NASA fillimisht po kryen disa teste në një nga shkretëtirat në Peru. Në provë janë vënë 65 lloje të ndryshme zhardhokësh në një laborator me klimë të ngjashme me planetin Mars.

Për ata që kanë parë filma, kjo nismë të kujton filmin amerikan fantastiko-shkencor, “The Martian”, ku protagonisti Matt Damon, astronauti i cili mbeti i vetëm në Mars dhe për të mbijetuar, ndërtoi një serë me papate.

(e.g./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb