NASA ka etiketuar një asteroid i cili është me përmasa rreth 200 metra i gjerë dhe 400 i gjatë, si “potencialisht të rrezikshëm” për Tokën. Asteroidi mundet që një ditë të godasë Tokën, kanë paralajmëruar ekspertët e NASA-s. Guri i njohur si 2015BN509 i është afruar Tokës gjatë javës së kaluar, kur fluturoi me shpejtësi marramendëse prej 70.500 kilometra në orë. Ky asteroid është kapur duke fluturuar nga teleskopi i quajtur Arecibo Observatory. Dr Edgard Rivera-Valentin është shkencëtari që e ka “kapur” asteroidin në Asociacionin e Universiteteve Kërkimore që studion Observatori Arecibo në Puerto Rico. Sipas mediave të huaja ekspertët e NASA-s akoma nuk e kanë përcaktuar saktësisht shkallën e rrezikshmërisë së këtij asteroidi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: