Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Nata e katërt e festës, muzikë e mijëra vetë në shesh, “Birra Korça” derdhet lumë (Video)

20663703_1117364508365783_5466429204814246428_n-620x350

1502569817-3-c1200x600Edhe nata e katërt e festës së birrës, që është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në qytetin juglindor të Korçës, ka grumbulluar mijëra vetë në shesh. 20729336-1888954104465178-7855888565674028070-n-c1200x600Muzika, të ftuarit specialë, por edhe këngëtarët më në zë, siç është edhe Devis Xherahu premtojnë të mbajnë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit mijëra pjesëmarrës, nga vendi dhe të huaj.

 

irfan-c1200x600

Ashtu si edhe mbrëmjet e kaluara “Birra Korça” po derdhet lumë, e po shijohet më së shumti nga pjesëmarrësit në shesh. festa-e-birres-ne-korce-muzike-dhe-shije-feste-c1200x600Në tendat e birrës së parë shqiptare, korçarët, të ardhurit nga qytete të tjera por dhe turistët e huaj mbajnë radhë për të shijuar “Birrën Korça”, e cila mban edhe emrin e qytetit.
foto 1
Sikundër ka ndodhur edhe në tre mbrëmjet e kaluara, festa ka nisur në të njëjtin orar 20:30 dhe pritet të vijojë deri në orët e para të mëngjesit. Në çdo cep të parkut qytetarët janë grupuar me njëri-tjetrin me gotat e “Birra Korça” në duar vetëm për të qenë prezentë në festën madhështore.
foto 3
Për 5 netët e kësaj feste organizatorët kanë planifikuar surpriza të shumta dhe show të veçantë, në mënyrë që Festa e Birrës të provojë edhe njëherë vlerën e saj. Ajo që nisi në fillim si një festë 3-ditore dhe si një sfidë e vërtetë për një qytet, tashmë është shndërruar në atraksionin më të madh veror në vend për 5 netë.
foto 2
Pasi kapërceu kufijtë e njohjes falë shijes së “Birra Korça”, festa e ktheu Korçën në kryeqendrën turistike në këto mbrëmje.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .