TIRANË- Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot ftesën e NATO-s për anëtarësim drejtuar Malit të Zi, vendim i cili u mor në Bruksel në Ministerialin e vendeve anëtare të aleancës.

Në faqen e tij në “Facebook” Rama, pasi uron Malin E zi për këtë arritje, shprehet krenar për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria i ka dhënë shtetit fqinj në këtë proces.

“Një lajm i shkëlqyer, ftesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO. Ne jemi krenar për mbështetjen që gjithmonë i kemi dhënë fqinjëve dhe miqve tanë të mirë në këtë proces”, shkruan Rama.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: