Janë ndarë sot çmimet “Vangjush Gambeta” për raportimin më të mirë ekonomik të botuar në Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoni gjatë vitit 2017. Po kështu, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau edhe çmimet e karrierës në gazetari (in memoriam).

Gazetarja e “News24”, Vjollca Kongjoni, mori çmimin për emisionin më të mirë audioviziv në Shqipëri.
Ndërsa për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Kosovë, u vlerësua Enis Veliu.

Evis Halili (Memedaliu) fitoi çmimin për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Maqedoni, ndërsa Blerina Hoxha, për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Shqipëri.

Ndërsa çmimi si reporterja më e mirë e vitit 2017 shkoi për gazetaren Alma Çupi.

Gjatë kësaj ceremonie janë ndarë edhe çmimet e karrierës in memoriam. Këtë vit dy çmime shkuan për gazetarin Ramiz Kelmendi (pas vdekjes) dhe çmimi i karrierës për Shqipërinë shkoi për Andrea Stefanin (pas vdekjes).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb