Aktori i njohur amerikan, Frank Vincent, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ylli i “Sopranos”, ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në New Jersey, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat raportojnë se ai ishte shtruar në spital prej një javë për shkak të një ataku kardiak. Frank Vincent njihet për disa role te “Soprano” dhe në disa filma si: “Raging Bull” (1980), “Goodfellas” (1990) dhe “Kazino” (1995).
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb