Eshte ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare pianisti dhe këngëtari amerikan Fats Domino, theksoi zyra e mjekësisë ligjore.

Këngëtari ka ndërruar jetë në qytetin e lindjes në Luisianë, në jug të vendit dhe lajmi ishte njoftuar më herët nga vajza e tij në një stacion televiziv lokal.

Antoine “Fats” Domino Jr. ishte me origjinë kreole franceze.

Pesë nga disqet e tij përpara vitit 1955 u shitën mbi një milion kopje, ndërkohë që ka patur 35 të tilla në U.S. Billboard Top 40.

Stili i tij muzikor ishte i bazuar në bluzin tradicional, shoqëruar nga saksofoni, basi, pianoja, kitara elektrike dhe bateria.

Ai u lind në Luiziana, i teti dhe i fundit fëmijë i Antoine Caliste Domino (1879-1964) dhe Marie-Donatille Gros (1886-1971).

Babai i tij ka qenë një violinist shumë i njohur i kohës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: