Është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare Hugh Masekela, legjenda e xhazit afrikano-jugor. ‘Pas një lufte të gjatë dhe kurajoze me kancerit në prostatë, vdes në Johannesburg, Hugh Masekela’, thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga familja e tij.

Përveçse një trumpetist i jashtëzakonshëm, Masekela ka qenë një aktivist kundër-aparteidit, shumë e famshme kënga e tij “Bring Him Back Home” me të cilën kërkonte lirimin e Nelson Mandeles.

Masekela ishte i sëmurë me prostatë prej më shumë se një dekade. I lindur në 1939 në Witbank, ai filloi të luante piano që kur ishte i vogël dhe ti binte trombës në moshën 14 vjeçare, kur dëgjonte muzikën e artistëve të mëdhenj afro-amerikan si Louis Armstrong, Ella Fitzgerald, Duke Ellington, Billie Holiday, Miles Davis, duke gjetur në kompozimet e tyre elemente me natyrë politike, të cilat e shtynin gjithmonë e më shumë drejt impenjimit të tij për të drejtat civile, dhe të cilat ndikuar për të perfeksionuar personalitetin e tij të stilit Afro-Xhaz në fund të viteve 50’.

Në fund të viteve 1959 Masekela themeloi një grup muzikor të quajtur Jazz Epistles, grupi i parë Xhaz afrikano-jugor dhe koncertet e tij në Johannesburg dhe Citta del Capo arritën shumë sukses deri në mes të vitit 1960.

Në 21 mars 1960, sulmet e përgjakshme të masakrës së Sharpeville dhe regjimi i aparteidit e detyruar Masekelën të largohej nga vendi.

Ai u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u njoh me Louis Armestrong, që kohë më parë i kishte dërguar një trombë dhuratë dhe u bë mik i Harry Belafonte dhe i artistëve të tjerë të jazit si Dizzie Gillespie e Miles Davis.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: