Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare ish- kampioni i Formula 1 dhe MotoGP, John Surtees. Lajmi mbi vdekjen e tij konfirmohet nga familja e ish- kampionit.

Surtees që është i vetmi garues që ka fituar titull edhe në Formula 1 edhe në MotoGP. Ai ka fituar 4 herë në kampionatin e motoçiklizmit, konkretisht në vitet 1956, 1958, 1959 dhe 1960, ndërsa u shpall kampion në Formula 1 në vitin 1964 me makinën Ferrari.

John Surtees vdiq sot pasdite në një spital të Londrës, pasi ishte i shtruar prej pak kohësh pas problemeve me frymëmarrjen.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: