TIRANE- Filozofi i shquar dhe esteti, Akademik, Prof. Dr. Alfred Uçi u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare. Ceremonia e homazheve për nder të akademikut të njohur Alfred Uçi do të mbahet nesër, dt. 27 tetor, ora 11.00 në hollin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Pedagogu i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik Alfred Uçi lindi në Korçë në 15 dhjetor 1927. Në moshë të re mori pjesë në Luftën ANÇ, në radhët e Brigadës IX S.

Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit.

Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës. Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim jo vetëm autorë shqiptarë, po edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore. Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh).

Ndër veprat kryesore të tij janë: ·

“Estetika, jeta, arti” (1970)
“Probleme të estetikës” (1976)
“Mitologjia, folklori, letërsia” (1982)
“Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986)
“Estetika” (në tri vëllime, 1986–1988)
“Shekspiri në botën shqiptare” (1996)
“Dostojevski në kohën tonë” (1997)
“Ferr-Parajsa danteske” (1998)
“Prometeu dhe Hamleti”, (greqisht, Athinë 1998)
“Grotesku kadarean” (1999)
“Estetika e groteskut” (4 vëll., 2000)
“Estetika në letërsinë shqipe” (2001)
“Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi (N. Frashëri, Gj. Fishta, F. Konica,
M. Kuteli, Migjeni)” Shkup (2003)
“Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” (2004)
“Estetika e folklorit” (2007)
“Universi estetik” (3 vëll. 2004–2007)
· “Estetika e folklorit” (2007) ·
“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?” Vëllimi I, 464 f. (2008) ·
“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?” Vëllimi II, 484 f. (2008) ·
“Estetika Migjaniane: fryma moderne në letërsinë shqipe.(2013) (ATA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: