Eshtë ndarë nga jeta moshën 91 vjeçare, multimiliarderi suedez, Ingvar Kamprad themeluesi i numrit një në botë të mobiljeve Ikea.

Njoftimin e bëri në Twitter dega suedeze e grupit.

Perandoria e tij aktualisht ka të punësuar rreth 190 000 persona në botë dhe ka një xhiro vjetore prej 38 miliardë euro.

Ingvar Kamprad ndërroi jetë qetësisht në shtëpinë e tij në Smaland (jug të vendit). Ai lindi në 1926 në Smaland, aty ku themeloi Ikean që në moshën 17 vjeç.

”Ishte një biznesmen i veçantë me shumë peshë në ekonominë suedeze”, u shpreh kryeministri suedez, Stefan Löfvén i intervistuar nga agjencia suedeze TT.

Djali i një bujku, Kamprad u rendit në mesin e më të pasurve të globit duke propozuar mobilje origjinale të gatshme për montim dhe aspak të shtrenjta.

Ai jetoi në Zvicër mes viteve 1977 dhe 2014, pas daljes në pension disa vite më parë, duke i lënë drejtimin tre djemve të tij.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb