TIRANË- Ndahet nga jeta shkrimtari dhe studiuesi i njohur Betim Muço. Muço u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare.
Betim Muço studioi për fizikë në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi si mësues në Krujë. Nga 1974 deri në 2001 punoi si sizmolog ne Institutin e Sizmologjisë të Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku fitoi gradat Kandidat i Shkencave dhe Doktor i Shkencave e më pas titullin Profesor. Veç krijimtarisë letrare origjinale dhe publicistikës ka përkthyer në shqip një sërë autorësh si Grin, Bellou, Mishima, Munro, Xhojs e Nabokov.

Prej vitit 1997, profesor Betim Muço jetonte në kryeqytetin e SHBA Uashington D.C. Me ndarjen nga jeta të Betim Muços, Shqipëria ka humbur një nga intelektualët më të spikatur dhe zë veçantë. Poezia e Betim Muços është përkthyer në shumë gjuhë të botës, ndërkohë që ai i ka dhënë shumë shkencës shqiptare.

Prej vitit 2001 ai ishte drejtuesi i networkut sizmiologjik të Shqipërisë. Betim Muço prej vitit 1997 jetonte në Uashington DC të SHBA. Ai është i njohur edhe për krijimtarinë e tij poetike dhe në letërsi. Një kontribut të rëndësishëm Muço ka dhënë edhe në përkthimin e letërsisë së huaj.

Ai ka botuar më shumë se 25 libra me vëllime poetike, tregime të shkurtra, novela dhe romane.

Rrugëve të atdheut (1967)
Etyde (1972)
Ekspres (1975)
Tregime (1978)
Kokrra gruri (1978)
Ditë që vështrojnë larg (1982)
Është se ç’na është (1984)
Ditëlindja e këngës (1983)
Plumbi i germave (1986)
Gjurma e vetëtimës (1986)
Bota në sytë e Dolës (1986)
Në udhën time (1988)
Ëndrrat e fëmijëve (1989)
Mall për njerëz (1989)
Ekuinokset (1990)
Tempujt e mosharrimit (1990)
Hiroshima jashtë meje (1995)
Penda e pulëbardhës (1996)
Karusel (1997)
Sirtarët (1999)
Rrefenjat e Hamburgut (2007)
Bumerang (2009)
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: