KINE– Sër David Tang, themeluesi i shtëpisë së modës “Shanghai Tang”, në Hong Kong dhe një personalitet i shquar përkrah yjeve të Hollivudit dhe familjes mbretërore britanike ka vdekur sot në moshën 63 vjeç.

Në faqen sociale në Twitter ka pasur një shpërthim ngushëllimesh nga ana e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, si dhe nga aktori i famshëm amerikan, Russell Crowe.

Tang ishte themeluesi më i madh i organizatave ekskluzive të Kinës në Hong Kong, Pekin dhe Singapor, si dhe i restoranteve zinxhir “China Tang”, në Kinë.

Ai ishte një kolumnist i “Financial Times” dhe distributori i vetëm i purove kubane në Kanada dhe në Azi-Paqësor, si dhe një konsull nderi për Kubën në Hong Kong.

Ai ishte nipi i filantropit të famshëm, Tang Shiu Kin.

Tang u nderua me titullin e kalorësit nga mbretëresha Elizabeta e II-të , në vitin 2008 në njohjen e veprave të tij bamirëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: