Hungaria ka filluar ndërtimin e një rrethimi në jug të kufirit të saj me Serbinë, që ka për qëllim të ndalojë valën e emigrantëve.
Personali ushtarak nisi të ndërtojë këtë rrethim 150 metra i gjerë dhe 4 metra i lartë me një një buldozer dhe makineri të tjera të rënda, u tha në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.

“Një mesatare prej 1 mijë emigrantëve në ditë kaluan kufirin duke hyrë në Hungari, kështu që emigrimi ilegal është bërë një problem i rëndë për ne”, thuhet në deklaratën e ministrive hungareze.

Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs tha se Hungaria është e përkushtuar të ndërtojë këtë rrethim, për të cilin tha së është një masë e përkohshme.

Rreth 80 mijë emigrantë dhe refugjatë kanë arritur në Hungari këtë vit. Rreth 80 për qind e tyre janë nga shtete të përfshira nga lufta, siç është Siria, Iraku dhe Afganistani.

Shumica e tyre kërkojnë azil politik, dhe menjëherë shkojnë në shtete tjera, në më të pasurat të Evropës, si Gjermania dhe Suedia.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb