SERBI-Pas ndalimit të trenit serb në kufirin me Kosovën, i cili ishte nisur për në Mitrovicë me parulla nacionaliste, kryeministri serb ka njoftuar Rusinë për rastin.

Vucic ka kontaktuar ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Çepuri, të cilit i është ankuar se shqiptarët po provokojnë një konflikt të ri.
“Ju njoftojnë se shqiptarët, forcat speciale të tyre kanë tentuar ta minojnë një pjesë të hekurudhës”-ka thënë Vuçiç, njoftojnë mediat serbe.

“Shqiptarët i vendosën trupat e tyre në Luzhan, në trekëndëshin Podujevë-Orllan-Vushtrri. I dërguan në Jarinjë, ku pritej treni, që te arrestojnë makinistin e udhëtarët. Shqiptarët shkuan me 17 makina të blinduara të tipit ‘Kobra’ me forcat speciale ROSU që të provokojnë konflikt. Vendimi im ishte që të urdhëroj ndalimin e trenit në Rashkë për të mbrojtur njerëzit tanë”- ka shtuar më tej kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: