Moderatorja e njohur Bora Zemani ka rrëfyer sot për ndarjen nga bashkëshorti i saj Vin Veli dhe përjetimin e këtij divorci nga djali i vogël.

Duket se dyshja e shumë komentuar ka bërë tashmë paqe por si ja kanë shpjeguar ata ndarjen të voglit?

Boraa

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Bora u shpreh se Arbori është shumë i vogël dhe nuk e kupton ende, madje ai tani po përjeton anën e mirë sepse çdo gjë e ka dyfish, dy torta, dy lodra etj.

“Arbori nuk e kupton, është 3 vjeç. Tani Arbori po përjeton vetëm anën e mirë të ndarjes që e ka çdo gjë dyfish. Kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë tek lodrat, një herë me mamin, një herë me babin, merr dy lodra gjithmonë, një nga mami, një nga babi”, tregoi Bora.

Bora-Vin

E pyetur me kë qëndron djali tani që ajo dhe Vin Veli janë ndarë, moderatorja u shpreh se Arbori qëndron herë me të, herë me babin e vetë, ku të dojë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: