TIRANE– Kompozitori Shpëtim Saraçi është shprehur i tronditur për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo në moshën 68-vjeçare pas një arresti kardiak.

Edhe pse është larguar me familjen në SHBA, Shpëtim Saraçi nuk ka nguruar të shprehë dhimbjen e tij përmes disave vargjeve në Facebook për këtë humbje si dhe të zbulojë planet që kishte me Aleksandër Lalon.

Mesazhi i Shpetim Saraçit
TOTALISHT I SHOKUAR NGA HUMBJA E PARITUR E ALEKSANDER LALOS.
Sander te njohen pak.
Te faleminderit per gjiithçka na trashegove.
Do kemi mall per gjithçka tenden.
E kishim lene qe do benim 1 koncert te madh LIVE se bashku…Na e bere me hile…
Jeta kjo qenka i dashur Sander…..
Pushofsh ne paqe mik i dashur.
R.I.P

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: