Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ndarja nga jeta e Rexhep Çelikut, Basha: Vallja e tij ushqim epik për shpirtin

26733418_1750794024971771_6859596590002909129_n

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të valles shqiptare, Rexhep Çeliku në moshën 63-vjeçare.

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha theksoi se që na fëmijëri arti i Çelikut i kishte lënë mbresa.

MESAZHI I BASHËS
Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Celiku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë. I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 2 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.