KATALONJA– Presidenti i Katalonjës nuk e ka shpallur pavarësinë e njëanshme të rajonit, pavarësisht se deklaroi se Katalonja e ka fituar pavarësinë në formën e Republikës. Ai iu kërkoi deputetëve të pezullojnë deklaratën e pavarësisë duke u shprehur pro bisedimeve me qeverinë spanjolle. 90% e popullsisë së rajonit të Katalonjës i thanë ‘Po’ shkëputjes nga Spanja.

Presidenti Puigdemont deklaroi se Katalonja e ka fituar pavarësinë. “Katalonja ka fituar pavarësinë në formën e një Republike. Nuk jemi kriminelë, nuk jemi puçistë, nuk jemi të çmendur, jemi njerëz normalë që kërkojnë të mund të zgjedhin. Dhe katalanasit kanë zgjedhur me referendumin e 1 tetorit”, tha ai.

Para parlamentit rajonal Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont duke iu referuar protestave për mosndarjen e Katalonjës tha se të gjithë jemi pjesë e të njëjtit komunitet dhe se duhet të jemi të bashkuar. Ai tha se me gjithë kërcënimet dhe dhunën e policisë referendumi i Katalonjës u bë dhe se njerëzit vendosën.

“Ne jemi të gjithë pjesë e të njëjtit komunitet. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë duhet të jemi të bashkuar. Kemi vërtetuar disa herë se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është demokracia dhe paqja dhe kjo do të thotë të respektohen të gjitha mendimet. Gjatë ditëve të fundit shumë njerëz më kanë sugjeruar se çfarë duhet të bëj. Duhet të respektojmë këdo për mendimet. I falënderoj të gjithë sepse të gjithë kanë arsyet e tyre. Mendimi i tyre ka qenë i vlefshëm për mua. Ajo çfarë unë dua të propozoj nuk është vetëm mendimi im por mendime të tëra së bashku. Kemi bërë edhe vlerësimin e rezultateve të referendumit. U mbajt një referendum në kushte shumë të vështira. Kjo është hera e parë në demokraci që ka ndodhur diçka e tillë , që ka pasur sulm nga policia. Policia ka bllokuar votimin, iu ka ndaluar njerëzve të votojnë dhe për shkak të veprimeve të policisë shumë njerëz u lënduan. Njerëzit u frikësuan, u pushtuan nga paniku por në fakt policia spanjolle nuk e arriti qëllimin e saj që ta ndalonte referendumin, përkundrazi, ka qenë një pjesëmarrje e madhe në referendum. Nuk mund të kemi një statistikë të saktë për pjesëmarrjen duke marrë parasysh kushtet në të cilat u zhvillua referendumi. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të policisë, referendumi arriti të zhvillohej. Dua të falënderoj të gjithë ata që arritën të votonin dhe ta bënin këtë referendum të mundshëm. Mbi të gjitha edhe punonjësit që kanë marrë pjesë në organizimin e këtij referendumi që iu bënë ballë edhe kërcënimeve”, tha Puigdemont.

Presidenti i Katalonjës tha se “ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën. Jemi pro dialogut. Dëshirojmë të bisedojmë. Ne përfaqësojmë 7.5 mln njerëz”.

“Pjesa më e madhe e deputetëve janë pro shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Na është kërkuar që të bëjmë dialog. Dëshira është që këto rezultate të pranohen, mbi të gjitha në interes të popullit katalanas. Mund ta krahasoj këtë me situatën në Mbretërinë e Bashkuar. Dëshira jonë është kundërshtuar fortë nga qeveria spanjolle, nga policia spanjolle. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë presion ndaj Katalonjës për të mos u shkëputur nga Spanja. Nuk kemi gjë kundër Spanjës thjesht duam që të kuptohemi më mirë me Spanjën. Bashkëpunimi mes Spanjës dhe Katalonjës ka vite që nuk është siç duhet”, tha ai.

Mes të tjerash ai theksoi se duhet të dëgjohet edhe zëri i të gjithë ndërkombëtarëve, apo personaliteteve nga BE lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në Katalonja si dhe referendumin ku qytetarët i thanë ‘Po’ shkëputjes nga Spanja.

“Bashkëpunimi mes Spanjës dhe Katalonjës ka vite që nuk vepron siç duhet. Duhet të respektohet demokracia, ekziston një Kushtetutë. Rezultatet e referendumit treguar se ne kemi të drejtë të jemi një vend i pavarur. Ajo çfarë kemi përjetuar këto 3 ditët e fundit nuk kanë ndodhur kurrë më parë. U zhvillua referendumi, dhe rezultati doli po. Popullsia katalanase dëshiron të jetë jashtë Spanjës. Ligji thotë se 48 orë pas rezultatit të referendumit, duhet të mbahet një seancë që të shpallet pavarësia. Dhe aty fillon edhe proces. Ndaj, ky është moment historik dhe si president i Katalonjës, dua të ndjek dëshirën e popullsisë katalanase për t’u bërë një vend i pavarur. Kjo është çfarë duhet të bëjmë sot në respekt të popullsisë katalanase. Por në fakt, këtë do ta pezullojmë, pavarësisht dëshirës së popullit. Do ta pezullojmë për momentin deri sa ti fusim në funksion të procedurës. Ju e dini se pas referendumit jemi përpjekur të arrijmë në dialog. Gjithçka ka qenë e vështirë. Kemi qenë në sytë të të gjithë botës. Personalitete të mëdha, anëtarë nga Kombet e Bashkuara, liderët europianë, shumë personalitete në Europë, kërkojnë dialog, të gjithë këto zëra duhet të dëgjohen. Na kanë kërkuar pak kohë në favor të dialogut. I kërkoj qytetarëve katalanas ta shprehin veten e tyre në mënyrë paqësore, i kërkoj gjithashtu kompanive të bizneseve që mos të ndihen në kërcënim dhe të vazhdojnë para. I bëj thirrje qeverisë spanjolle, mund të mos na dëgjojnë ne nëse nuk kanë dëshirë, por të dëgjojnë zërat e këtyre personaliteteve të mëdha, të respektojnë dëshirën e mirë të tyre. Kërkojmë që gjithësecili të marrë përgjegjësitë në favor të dialogut. Të gjithë të veprojnë me përgjegjësi. Të kontribuojmë për të mirën e popullit. U kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që u lënduan”, përfundoi presidenti.

Policia katalanase ruan parlamentin rajonal dhe dhjetëra traktorë janë parë jashtë parlamentit katalanas. Në Barcelonë është prezente edhe policia kombëtare spanjolle si dhe mijëra njerëz.

Më herët qeveria e Madridit i bëri thirrje presidentit separatist të Katalonjës, Carles Puigdemont për të mos ndërmarrë asgjë të pakthyeshme.

_98247843_mossos

“Dua t’i kërkoj Puigdemont që të mos ndërmarrë asgjë të pakthyeshme, që të mos nisë asnjë rrugë pa kthim, që të mos bëjë asnjë deklaratë të njëanshme për pavarësi dhe që t’i rikthehet ligjshmërisë”, deklaroi për median, Inigo Mendez de Vigo.

171010104436-01-barcelona-catalonia-restricted-exlarge-169

(d.d/m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb