Grupimi “Illyrian Elite”, i cili shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Itali-Shqipëri duke hedhur tymuese dhe fishekzjarrë në fushë, kishte parapërgatitur gjithçka dhe “testuar” edhe tymueset gjatë ditës së ndeshjes. Mediat italiane kanë publikuar foto të anëtarëve të këtij grupimi ndërsa “nxinin” një nga monumentet historike të këtij qyteti, “Memorialin e të rënëve”.

illyrian

Tifozët janë rreshtuar fillimisht poshtë monumentit për të bërë foto dhe më pas kanë ndezur edhe tymueset duke nxirë sheshin dhe këtë monument. Sekretari i zyrës për mbrojtjen e monumenteve në Palermo, Igor Galarda, e ka cilësuar këtë një akt të papërgjegjshëm.

illyrian elite

“Shpresojmë që të mos jenë bërë dëme, por nuk është e hijshme të tymosësh simbolet e dikujt tjetër, sidomos kur kujtojnë të rënët në luftë. Çdo vit në atë monument kujtojmë italianët e rënë në Luftën e Parë Botërore, një nga momentet më të trishtueshëm dhe tragjikë të historisë tonë”, tha Galarda.

illyrian

“Në të kaluarën, tymosje të tilla mund të sillnin edhe incidente diplomatike. Tani ju falim se me papunësinë që ka Palermo, kemi probleme më të mëdha me të cilët të merremi. Por nëse na kërkoni falje, nuk do të fyhemi”, ishte batuta e zyrtarit italian ndaj tifozëve të papërgjegjshëm./panoramasport/
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb