TIRANE – Pas rindërprerjes së seancës parlamentare nga ana e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit, pasi deputeti demokrat Flamur Noka (i përjashtuar më herët nga parlamenti për ditën e sotme) nuk pranonte të dilte nga salla, ka bërë një reagim për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i PD tha se kryeministri Edi Rama po përdor të gjitha metodat për të mos u përballur me të vërtetat dhe t’i bëjë bisht debatit.

“Nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit,” tha Basha.

Ngjarjet kriminale që kanë mbuluar Shqipërinë, me Ramën e bandat që sot kontrollojnë vendin që janë jashtë kontrollit të policisë. Edi Rama i trembet këtij debati, por ne do vazhdojmë të kërkojmë debat për këtë çështje. Po e shohim se si shumica po duan të ikin nga vendi. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo, nuk ka arsye Ruçi të shkelë rregulloren, përveç ankthit të Ramës për t’u përballur me të vërtetat. Kukullat e tij kanë zaptuar karriget e parlamentit. Ne kërkojmë aleancën e çdo qytetari të ndershëm. Kemi dy javë që në këtë sallë nuk lejohet debat, tepsinë e ka përvete, timonin për vete, tani do që t’i mbyllë gojën parlamentit. Kjo nuk do ndodhë. Agjesimi i debatit do shkojë në krizën më të madhe të demokracisë në këto 25 vite,” tha Basha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: