TIRANE- Është ndërprerë për të tretën seanca parlamentare, pasi opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u bëri thirrje deputetëve demokratë që të ulen në vendet e tyre, ndërkohë që këta të fundit nuk pranuan.

“Uluni poshtë e mos e zgjasni. Ndaj kryetar i grupit, kolegë të opozitës, ulni poshtë. Se ndryshe do të vazhdojë me çështje të tjera që kemi në rend të ditës. Atëherë zoti Gentian Sula, kryetari i këshillit të RTSh, në pamundësi që të marrë fjalës, pasi opozita ka bllokuar foltoren, ndërpritet seanca”, tha Ruci.

Ndonëse Ruçi ndërpreu seancën, kjo nuk ndali demokratët që të vijonin me fjalimet e tyre nga foltorja. Ka qenë pikërisht kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, që ka folur, ndërsa ka lëshuar lumë akuzash në drejtim të qeverisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: