Producentja e njohur amerikane, Allison Shearmur, ka ndërruar jetë në moshë 54-vjeçare, nga kanceri në mushkëri.

Karriera e saj hollivudiane ka zgjatur rreth tri dekada, ku ka shërbyer si producente dhe producente ekzekutive në shtëpitë e mëdha filmike, si Universal, Paramount, Walt Disney e Lionsgate.

Pasi u bë producente me kohë të plotë në vitin 2011, ajo ka punuar në filmat e suksesshëm, si “The Hunger Games”, “Cinderella”, ‘Power Rangers” dhe vazhdimin e “Star Wars”, “Rogue One”. Para se të ndërronte jetë, ajo ishte duke prodhuar edhe vazhdimin tjetër të “Star Wars”, “Solo”.

Rogueone

“American Pie” dhe “Jason Bourne” janë të tjerë filma, në të cilët ka punuar producentja e suksesshme.
Te kompania Universal, ajo ndihmoi që filmat “American Pie” të ishin jashtëzakonisht të suksesshëm duke fituar afro një miliard dollarë. Po ashtu ishte producente e filmit “Erin Brockovich”, me të cilin Julia Roberts fitoi çmimin Oscar.

Te Paramount u angazhua edhe në projektet, si “Zodiac”, “The Curious Case of Benjamin Button” e “Dreamgirls”, shkruan tg. Allison ka lënë pas dy fëmijë nga martesa me kompozitorin muzikor të filmave, Edward Shearmur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb