Deputeti shqiptar dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka humbur një nga njerëzit e tij më të shtrenjtë.

Mësohet se babai i Vangjel Dules ka ndërruar jetë këtë të shtunë. Lajmin e bën me dije vetë deputeti shqiptar në një status në faqen e tij në Facebook në gjuhen greke.

“Si ka jetuar me modesti dhe në heshtje, kështu ju la mbretërinë e Krishtit tonë! Perëndia të jetë pushimi. Udhëtim i mirë babai ynë i dashur!”, shkruan Dule.

Dule fb per babain

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: