GREQI- Dy të maskuar i kane rënë ziles. Ora shënonte 02:00. Derën e ka hapur djali i familjes. Autorët, pa maska e qëllojnë atë me qytën e armës”. Kështu ka nisur ngjarja horror, e denjë për një film thriller, ku burrë e grua shqiptarë mbetën të vrarë, të premten më 3 shkurt në rrugën ‘Olympou’ në Athinë, në katin e dytë të një ndërtese.

Mediat greke, bazuar në të dhënat e policisë kanë rindërtuar skenën e krimit.

Autorët pasi goditën djalin, që ishte me probleme të shëndetit mendor kërkuan 2 bashkëshortët.

Vajza e familjes shikon skenën, mbyllet në dhomë dhe telefonon policinë. Autorët hyjnë në dhomën e gjumit dhe pyesin çiftin: “Lekët, ku janë lekët”. Më pas autorët i qëllojnë me armë.

Gruan e qëlluan me plumb në kokë dhe pastaj edhe burrin. Gruaja, 50-­vjeçare vdiq menjëhere, kurse burri u dërgua rëndë në spital.

Autorët plagosën edhe djalin e familjes, një 27-­vjeçar, ndërkohë që ai tentoi të hynte në dhomën e prindërve, duke e qëlluar me mjete prerëse në fytyrë, kurse vajza 17-­vjeçare nuk pësoi gjë.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb