TIRANË- Në një rrugicë disi të fshehtë që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio, shumë pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Mario Majollari u qëllua me pistoletë duke gjetur vdekjen në vend. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar hetuesve që kanë kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes, sjell një skemë të skenës së vrasjes për “BalkanWeb”.

Mësohet se 28-vjeçari Majollari ka qenë duke ecur më këmbë në rrugicën gati të pandriçuar mes dy pallateve kur persona të paidentifikuar janë afruar dhe kanë qëlluar nga një makinë, pa zbritur nga ajo. Pasi e kanë qëlluar disa herë, autorët janë larguar me shpejtësi. Sipas dëshmitarëve, mjeti i atentatorëve u largua drejt Tufinës, e duket se kjo gjë mund ta ndihmojë policinë për japjen e tyre.

Kalimtarë të rastit dhe banorë të zonës kanë dëgjuar të shtënat dhe më pas kanë konstatuar viktimën dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve.

VENDI I VRASJES
vrasje-ne-tirane-kombinat

Deri tani janë disa persona të shoqëruar, por nuk dihet nëse ndërmjet tyre ka të dyshuar. Mario Majollari dyshohet se u vra për hakmarrje, pasi babai i tij është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy personave në vitin 2000. Madje për këtë qëllim para 3 vjetësh 28-vjeçari kishte kërkuar azil në Suedi pasi ndihej i rrezikuar, por iu refuzua dhe u kthye në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb