Sfida më e rëndësishme e kësaj javë në Superligës është takimi mes Kukësit dhe Partizanit e cila do të luhet të dielën në “Zeqir Ymeri”. Në kampin e kuksianëve ishte vendosur heshtje për shty për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj ndeshje, por trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka, ka folur për emisionin “sportnews” në “news” 24 rreth këtij dueli që do të vendosë shumë në luftën për titull kampion.

Në vigjilje të sfidës kundër Partizanit si është gjendja e ekipit, kujtojmë këtu presidentin Gjici që ditën e djeshme u shpreh se morali është shumë i lartë duke krahasuar edhe me Barcelonën sa i përket ecurisë pa humbje?
Sigurisht që është diçka shumë pozitive që deri më tani po bëjmë një sezon shumë të fortë, të kujdesshëm, kur kjo po rezulton se akoma nuk kemi humbur asnjë ndeshje, shpresojmë të vazhdojmë kështu, por çdo javë ka specifikën e vet dhe kjo javë është shumë e rëndësishme dhe shumë e fortë duke pasur një rival direkt në fushën tonë në Kukës.

Sa përcaktuese pritet të jetë kjo ndeshje në garën për luftën për titull kampion?
Unë nuk mendoj që do të jetë më përcaktuesja, unë mendoj që ka një qëllim, që ndeshja duhet kaluar me sukses, të paktën i jep një goditje direkt ekipit rival, duke e lënë më poshtë akoma, kjo është më e rëndësishmja, kurse gara është shumë e gjatë dhe unë mendoj që 14 javë janë shumë për të arritur dhe menduar se pas kësaj ndeshje nëse e fitojm kemi mbaruar kampionatin.

Një barazim do tju kënaqte ju Zoti Gjoka?

Kukësin do ta kënaqin vetëm tre pikë, ky është ai rezultat që në po kërkojmë me forcë që të arrijmë, kemi vetëm një rrugë, o ta bëjmë o ta bëjmë, do të thotë qe ne duhet të fitojmë, sigurisht që futbolli i ka të trija rezultatet, por ne në këto momente na kërkohet vetëm të arrijmë suksesin.

A është përcaktues titulli kampion për të ardhmen tuaj në stolin e Kukësit, ju është vendosur një kusht i tillë?

Sigurisht, unë që në krye të herës që kam ardhur te Kukësi kam deklaruar që vi të dal kampion, kjo është ajo që mua më motivon, dhe më mban akoma në një garë shumë të fortë e të gjatë, e vazhdoj të theksoj në qoftë se un nuk dal kampion, atëherë përfundon çdo gjë me Kukësin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb