ELBASAN- Policia e Shtetit dhe forcat e tjera të angazhuara për mbarëvajtjen dhe sigurinë në ndeshjen e nesërme mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë nisur të dislokohen sipas planit të miratuar më parë.

Sot ka nisur patrullimi nga ajri në Elbasan. Patrullimi, konsiston me kontrollin e gjithë zonës përreth stadiumit Elbasan Arena dhe rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas burimeve nga policia ky patrullim do të vijojë deri në përfundim të ndeshjes dhe largimin e ekipeve përkatëse.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb