Jurgen Klopp ka zbuluar një prapaskenë interesante para ndeshjes së dytë çerekfinale të “Champions League” kundër Manchester City.

Tekniku gjerman ka bërë shaka me lojtarët e tij, duke u thënë që të stërviteshin lakuriq, pasi askush nuk do t’i vinte re. Kjo për shkak se Mohamed Salah kishte marrë të gjithë vëmendjen.

“Është një grup shumë i mirë dhe, me Mo, të gjithë djemtë janë krenarë për sezonin që po kalon. Kur erdhëm në Manchester për ndeshjen e kthimit, u thashë djemve ‘ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq pasi askush nuk do ta vë re, ata duan vetëm Mo’.

Tani do të shkojmë në Romë. Besoj se do të jetë e njëjta gjë. Por nuk ka problem.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb