TIRANE- Koha nuk pret për vajzën vetëm 2-muajshe Reanta Balliu, jeta e së cilës varet nga 26 mijë euro. Sot Reanta, e cila ka nevojë për transplant sa më parë, lufton për jetën në një inkubator në reanimacionin e spitalit Pediatrik në QSUT-të.

Pas apelit të bërë në “News 24” është bërë e mundur që të mblidhen nga qytetarët 17500 euro, por duhen edhe 9 mijë euro në mënyrë që të sigurohet transplanti, prej të cilit varet jeta e foshnjës.

Por një tjetër problem mbetet transporti i vogëlushes, i cili është gjithashtu i kushtueshëm.

Prindërit e saj, Mbaresa dhe Taulant Balliu kanë disa ditë që e gdhijnë pranë vogëlushes së tyre në spital, ku foshnja merr gjak dhe oksigjen për të qëndruar në jetë.

“Falënderoj të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar deri tani, kemi shpresë se do arrihet shuma e nevojshme për transplantin”, tha Mbaresa Balliu, nëna e vogëlushes.

Më tej ajo u shpreh se mjekët vunë re anomalinë e vajzës në muajin e 6 të shtatzënisë, por nuk mund të ndërhynin në atë periudhë.

“Reanta është diagnostikuar me këtë problem që në muajin e 6-të të shtatzënisë. Në fillim ishim në Krujë, më pas jemi transferuar në Tiranë, ajo lindi 2 kg e 550 gram përmes lindjes cezariane në javën e 34 të shtatzënisë. Pas lindjes, vajza iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale duke i hequr 70% të zorrës së hollë. Operacioni shkoi mirë, por prindërit nuk na dhanë shumë shpresa se do të jetojë”, thanë prindërit e vogëlushes.

Babai i Reantës thotë se kanë mbajtur në bllok të gjitha momentet që po kalojnë më vajzën.
Ju mund ta ndihmoni familjen Balliu dhe për çdo informacion mund të kontaktoni me babain e foshnjës, Taulant Balliu në numrin 069 3196553 ose të kontribuoni në numrat e llogarisë në Credins Bank:

EURO- Al 62 2121 1322 – 0000000000883096
USD- Al 08 2121 1322- 0000000000883098

Raiffaisen bank:
Mbaresa Balliu- Al: 40202130080000000030614439
Tel.0699151933

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb