Temperaturat e larta ndikojnë në mënyra të ndryshme në varësi të llojit të lëkurës. Ja çfarë sugjerojnë ekspertët, këshillat që duhet të dini:

Përdorni ushqimet e duhura
Ka shumë ushqime që janë të njohura për potencialin e tyre antioksidant duke përfshirë portokallet, frutat e pyllit, qershitë, kumbullat dhe shegët.

Hidratojeni lëkurën
Sapo të zgjoheni në mëngjes do e ndjeni veten te hidratuar dhe plot me energji. Mos harroni te pini sa më shumë ujë. Do dukeni edhe të rinj gjithmonë.

Përdorni larës specifik të fytyrës
Që produktet hidratuese të funksionojnë si duhet, patjetër duhet të keni larës të mirë të trupit dhe fytyrës. Mos përtoni!

Pasi të mbaroni ndonjë aktivitet fizik, lahuni sa më shpejt
Një nga gjërat që duhet të bëni pasi mbaroni ndonjë stërvitje fizike, është të bëni një dush në mënyrë që lëkura të marrë frymë dhe djersa të mos bllokohet.

Mos harroni kremrat mbrojtës
Njerëzit duhet patjetër të përdorin krem mbrojtës, sidomos gjatë stinës së verës. Rekomandohet të jetë edhe rezistent ndaj ujit.

Lajini rrobat më shpesh
Pasi e keni veshur njëherë diçka duhet ta lani. Mos harroni se në verë, aroma e trupit ndihet më shumë. Si pasojë mund të mbani edhe erë të keqe duke shqetësuar edhe njerëzit pranë jush.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb