TIRANË- Situatë e nxehtë në komisionin parlamentar të medias. Prania e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka nxehur opozitën. Kryetarja e Komisionit të medias Albana Vokshi ka kërkuar që Veliaj të dalë jashtë por kryetari i bashkisë së Tiranës nuk ka pranuar.

Më pas deputetët e PD-së, Flamur Noka, Ervin Salianji, Luçiano Boçi, Klevis Balliu janë çuar për të nxjerrë jashtë Veliajn, por ai është mbrojtur nga punonjësit e gardës që kanë formuar një gardh rreth tij. Vokshi disa herë ka kërkuar ndihmën e kryetarit të Kuvendit për të ndërhyrë dhe nxjerrë jashtë Veliaj.

Më pas Salianji ka tentuar të çajë rrethimin e gardës për të mbërritur tek Veliaj por nuk ka mundur. Mes palëve janë zhvilluar debate të ashpra.

Vokshi: Gramoz Ruçi të ndërhyjë, të nxjerrë jashtë kryetarin e Bashkisë, është i paligjshëm.
Rista: Ti e sjell gjendjen në këtë farë feje. Ti solle trimat e tu. Ti e solle komisionin në këtë farë feje.
Kryetare po ju shohin të gjithë. Sistemoje mbledhjen.

Musa Ulqini: S’ke turp, s’ke turp.
Vokshi: Qetësohu. Mos u bëni palë ju. Mos u përziej tek pazaret. Ulu!
Nxirreni përjashtë mashtruesin kryetarin e Bashkisë që po dhunon parlamentin.
Noka: ministrja ka bërë ligjin, ministrja të dalë para komisionit, jo hajduti. Nxirreni përjashtë!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb