Braziliani Ronir de Souza Gonçalves do të jetë afrimi i radhës për skuadrën e Gugash Maganit, pas mesfushorit me tipare sulmuese Enriko Papa dhe portierit Elhan Kastrati. 26-të vjeçari vjen nga skuadra e Saham në kampionatin e Oman.

Braziliani i cilet njihet ndryshe edhe si Robinjo më parë është lidhur me një transferim të mundshëm me skuadrën e Skënderbeut dhe Kukësit. Mungesa e akordit me dy “bigët” e Superiores ka bërë që të përfitojnë durrsakët e Teutës. Kështu merkato në Superiore ka marrë një rrejedhe tjetër duke parë se këto kohë ekipe më pak të njohura kanë bërë godtje befasuese.
Ronir-de-Souza-Gon--alves-Roninjo-653x380
Menaxheri i futbollistit ka bërë të ditur se lojtari do të vijë ditën e enjte për të firmosur kontartën në Durrës. Ndërkohë një nga arsyet përse ai ka vendosur të largohet është se në klubin aktual kishte probleme financiare, ku Robinjo kishte tre muaj pa u paguar.

Braziliani është i aftë të luaj në të dy krahët e sulmit, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë. Trajneri i Teutës, Gugash Magani, ka ngelur i “mahnitur” nga videot e lojtarit dhe së bashku me stafin teknik mendojnë se është një vlerë e shtuar në skuadër.

Teuta nuk gjendet aspak në një pozicion komod në tabelën e klasifikimit pasi për herë të parë pas shumë vitesh, ata e shohin veten në vendin e 8-të me 16-të pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: