Idriz Batha, mesfushori i Partizanit, ka kaluar të kuqtë në avantazh në sfidën më të rëndësishme të kësaj jave, atë kundër kampionëve në fuqi, Skënderbeut.

Një lojë tepër e bukur në “Selman Stërmasi” ku ekipet i kanë ndezur në maksimum motorët në këtë ndeshje tepër të rëndësishme në luftën për titull kampion. Të besuarit e Starovës po tregohen më deçiziv dhe kjo falë Bathës që realizoi gol në të 39-ën minutë, por edhe Skënderbeu ka patur rastet e tij në 45-së minutëshin e parë por pa prekur rrjetën.

Loja shpesh ka patur ndërprerje pasi lojtarët nuk i kanë kursyer ndërhyrjet ndaj njëri-tjetrit, 5 kartona të verdhë në total, 3 për Skënderbeun dhe 2 për Partizanin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb