TIRANE – Aurela Hoxha është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme dhe njëkohësisht më të përfolura .Jo rrallë herë ajo është bërë pjesë e sulmeve nga komentuesit e shumtë për ndërhyrjet kirurgjikale dhe së fundmi është akuzuar se ka hequr disa brinjë për të pasur një bel më të hollë, gjë që e ka mohuar kategorikisht.
lela1
Mirëpo Aurela i ka habitur të gjithë kur ka postuar një foto në të cilën nuk ngjan me Aurelën që jemi mësuar të shohim. Modelja ka pozuar me një pëlhurë të kuqe, flokë të lagur dhe grim minimal.

Ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë portreti i saj, që ndoshta për shkak të modifikimeve që i janë bërë fotos.
Por pas komenteve të shumta që e akuzonin për përdorimin e filtrave dhe fotoshop, modelja i ka habitur të gjithë kur ka vendosur të fshijë foton nga profili i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb