TIRANE- Policia greke ka ndjekur një mjet që vinte nga kufiri shqiptaro-grek pranë Igumenicës mbrëmjen e sotme dhe ka arritur ta kapë në Agelokastro, Aitiloakarnania.

“BalkanWeb” mëson se gjatë ndjekjes, trafikantët hodhën nga makina dy çanta që më pas u vërtetua se përmbanin 20 pako me 21,4 kgmarijuanë.

Por ndonëse ata arritën të zhduknin provat, policia greke mundi t’i ndalojë dhe arrestojë dy trafikantët, një shqiptar 26-vjeç dhe një grek 39-vjeç. Ata thanë se drogën e kishin marrë nga një shqiptar në kufi dhe do e transportonin për në Athinë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: