ITALI – Policia italiane ka mundur të ndalojë një 28-vjeçar shqiptar pasi nuk iu bind urdhrave të tyre.

Autoritetet fqinje kanë mundur të rindërtojnë skenën e ndjekjes si nëpër filma të policisë rrugore, e cila arriti ta përfundojë me sukses operacionin edhe në sajë të ndihmës së policisë kufitare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30, kur një patrullë policore pa një makinë të tipit “Fiat”, në bordin e së cilës qëndronte një i dyshimtë.

Kur ndaloi, sapo pa që na makina e patrullës zbriti shefi i patrullës rrugore, shtypi gazin dhe u largua menjëherë nga vendngjarja. Ndjekja zgjati deri në rrugën Ventimiglia në Torino, ku shqiptari u përplas me trafikndarësen. Në këtë moment, 28-vjeçar Dritan Mehmetaj, braktisi makinën dhe filloi arratinë në këmbë. Policisë rrugore iu bashkua ajo kufitare, dhe pas rreth 1 ore, bënë të mundur kapjen e shqiptarit, edhe pse iu desh të shtinin disa plumba në ajër për ta trembur.

Shqiptari ishte përpjekur të arratisej pasi kishte lidhje me trafikun e drogës. Për momentin Mehmetaj po mbahet në paraburgim në pritje të gjykimit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb