TIRANE – Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës:
Ulja e dëgjimit: Dëgjimi lidhet ngusht me energjinë e rezervuar në veshkë. Për shumicën e të moshuarve, dëgjimi i tyre bie për shkak të mungesës së energjisë në veshka. Por, nëse një i ri ka probleme me dëgjimin, atëherë duhet t’i kushtohet vëmendje shëndetit të veshkave të tij.

Thinjat dhe rënia e flokëve: Zbardhja dhe rënia e flokëve janë fenomene të zakonshme tek të moshuarit, meqenëse energjia e jetës në veshkat e tyre konsumohet me procesin e moshimit. Por, nëse i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit të veshkës, të moshuarit mund t’i lehtësojnë këto fenomene.

Reagimet e ngadalta dhe ulja e nivelit të inteligjencës: Ndodh që tek disa persona me kalimin e moshës për shkak të konsumimit të energjisë në veshkë, ka ngadalësim të reagimit dhe rënie të nivelit të inteligjencës. Po ashtu edhe tek nënat e reja. Sipas MTK-së, gjatë muajit të parë pas lindjes së fëmijës, lehona duhet të shmangë lodhjen e tepërt dhe të konsumojë ushqimet me vlera të larta për rinovimin e energjisë së jetës së tyre në veshkë shkruan Shendeti.

Ndryshime në urinë: Problemet me urinim zakonisht janë shenjë e madhe që tregojnë se keni probleme me veshkat. Nëse jeni duke urinuar më rrallë dhe urina ka ngjyrë të errët, atëherë keni kujdes.

Lodheni më lehtë: Veshkat e shëndetshme e prodhojnë hormonin EPO (eritropoietinin), duke i lejuar qelizat e kuqe të gjakut të mbajnë oksigjenin. Nëse qelizat e kuqe të gjakut janë në nivel të ulët, atëherë ju lodheni më shpejt dhe kjo ndikon në funksionin e trurit dhe muskujve.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb