TIRANË- Ndoshta për herë të parë në Tiranë ndodh që policia të referojë një rast në Prokurori pasi pasagjerët e një autobusi kanë rënë nga frenimi i fortë.

Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se dje janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë.

51-vjeçari dyshohet se rreth orës 14:20, duke drejtuar autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, tip “Irisbus”, ka frenuar fort, ku si pasojë janë rrëzuar në ambientet e brendshme të autobusit, pasagjeret E. D., M. H. dhe S. R,  36 vjeç, 40 vjeç dhe 53 vjeç, banuese në Tiranë, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb