TIRANE- Të kërkosh të shkosh në shtëpinë tënde dhe policia mos të të lejojë. E tillë ka qenë dhe situata për këtë qytetar në Tiranë.

Në një video të siguruar nga ‘BalkanWeb’ shihet se si një burrë është ‘përplasur’ me dy punonjës policie, të cilët nuk e kanë lejuar atë që të shkonte në rrugën ku kishte dhe shtëpinë, në sajë të masave të marra për protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike. E gjithë skena është filmuar pranë një qendre tregtare përballë Piramidës.

“E kam aty shtëpinë. Këtu mo këtu…Aty”, dëgjohet qytetari teksa i kërkon policëve të kalojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb