Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, pritet t’i besojë detyrën e drejtorit sportiv zv/trajnerit aktual, Ivan Gvozdenoviç, i cili është një ndër personat e besuar të klubit verilindor ndër vite.

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se Gvozdenoviç ka nisur punën për afrimin e lojtarëve që tani. Klubi i Kukësit, duke parë edhe rezultatet e papritura në këtë pjesë të parë të sezonit, ka nisur të mendojë për lëvizjet që do të bëjë në janar.

Gazeta mëson se presidenti Gjici do të dërgojë me mision “sekret” në Serbi, e më pas në Kroaci, Bosnjë dhe Slloveni zv/trajnerin Gvozdenoviç. Ndihmësi i Milinkoviçit fillimisht do të ndjekë nga afër dy lojtarë në Superligën serbe. Bëhet fjalë për sot dhe nesër, por gjithashtu edhe në vendet e tjera ballkanike janë pikasur disa emra që do të vëzhgohen në këtë periudhë. Momentalisht klubin mban gjithçka sekret, pasi nuk do që të përsëritet rasti i etiopianit Beniamin Belai, që pasi u stërvit me Kukësin, më pas përfundoi te Skënderbeu dhe u federua për korçarët./Panoramasport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: