Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se data për nxjerrjen e listës së fituesve do të shtyhet. Kjo listë s’do të publikohet  më 1 maj por në datën 15 maj.

Sipas një njoftimi zyrtar për lotarinë amerikane, thuhet se “këtë vit nuk do te jete data 1 maj për te kontrolluar përgjigjet e Lotarisë Amerikane”. Këtë vit përgjigjet për lotarinë Amerikane do të mund të kontrollohen online ne date 15 maj 2018. Data është e vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Duke filluar nga 15 maji 2018, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2019 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb