Edicioni i 9 i “Big Brother Albania” do të startojë në mars. Por, harroni gjithçka keni parë deri tani, sepse brenda shtëpisë do të luhen strategji krejtësisht të ndryshme. Burime nga produksioni i këtij ‘reality show’, kanë treguar për “Bluetooth” se këtë herë nuk ka ndryshuar vetëm shtëpia dhe banorët, por edhe mënyra e lojës dhe politika që do të ndjekë “Vëllai i Madh”. Por, ajo që është më e rëndësishme është fakti se ndryshe nga vitet e mëhershme, në këtë edicion do të ndryshojë edhe dhënia e çmimit.

Burimet e “Bluetooth” kanë treguar se edicionin e këtij viti mund ta fitojë një çift, sikur të ishte një individ i vetëm. Pjesëmarrja e çifteve brenda shtëpisë më të madhe në vend nuk do të ishte aspak risi, duke qenë se edhe gjatë edicioneve të shkuara kemi pasur banorë që kanë hyrë si çift, por asnjëherë ata nuk kanë qenë pjesë e lojës si një lojtar i vetëm. Duket se këtë herë të dashuruarit mund të garojnë së bashku, përballë konkurrentëve të tjerë. Diçka të tillë ka prekur edhe autorja Alessia Grieco Vessiçhio, e cila ka thënë se fituesi mund të jetë një çift, por pa shpjeguar më shumë mënyrën e funksionimit të lojës.

Sipas deklaratës së saj të dhënë pak ditë më parë, këtë edicion “do të fitojë ai që është i vërtetë. Televizioni ka një filtër dhe shpesh gabohet kur thuhet se njerëzve jepu çfarë të duash dhe ata e hanë këtë gjë. Jo, nuk është e vërtetë fare. Besoj se njerëzit dinë ta shohin të vërtetën. Besoj se do të fitojë personazhi, apo çifti që është i çiltër”, ka thënë ajo.
(Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: