NGA ANISA YMERI*
TIRANE-Shqipëria është vendi ku statistikat janë në mungesë, ca më shumë kur bëhet fjalë për lexueshmërinë, e cilësuar kjo një ndër plagët e shoqërisë, me specifikën se të rinjtë janë përherë e më larg librit. Megjithë këtë mungesë, vetë botuesit s’mund të mos bëjnë bilancet e tyre.

Ata e dinë mirë çfarë ndodh me libraritë në Shqipëri dhe mbi gjithçka, sa shiten librat që ata botojnë sot dhe ajo çka përcjellin, është një rënie gati drastike e kopjeve të shitura këtë vit, në raport me vitin e shkuar!

Po cilët janë faktorët që kanë rrjedhuar këtë situatë sipas kreut të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Për këtë përgjigjet i jep, Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve. Ymeri thekson se në vend situata është alarmante, me librari që mbyllen, më pak tituj të shitur, me biblioteka në gjendje të mjeruar. Duhen politika jo miope për të afruar lexuesin me librin, pohon botuesi Ymeri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: