Në Angli janë të sigurt: Jose Mourinho dëshiron Icardin tek Man.United. Pas lajmit se Mou mund të marr drejtimin e United, mediat britanike kanë nisur një fushatë për të gjetur lojtarët që trajneri portugez dëshiron në skuadrën e tij të re. Emri i Icardit është mes të preferuarve, por vetë lojtari në një intervistë për Corrire dello Sport ka larguar çdo dyshim.

Ai mund të jetë një lojtar i ri por kur flitet për të ardhmen gjerat i ka shumë të qarta: “Un dëshiroj të qëndroj tek Inter”, ka theksuar sulmuesi zikaltër duke e larguar vetën nga merkato e ardhshme. Sigurisht kjo është një dëshirë e momentin dhe një arsyetim i logjikshëm në një kohë kur jemi në mesin e sezonit. Merkato e ardhshëm pritet të nxehet vetëm pas përfundimit të evropianit, deri në atë kohë të gjithë palët, përfshi edhe Icardin, mund të kenë ndryshuar mendim.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb