“Bomba” e merkatos e dhënë ngë e përditshmja angleze “The Sun”, është se Antonio Conte pret të shkarkohet. “The Sun” ka analizuar situatën e trajnerit Italian. Conte vazhdon të deklarojë publikisht se nuk ka frikë nga një shkarkim i mundshëm edhe për pyetje që nuk kanë lidhje me të ardhmen e tij.

Dhe është pikërisht kjo sjellje e ish-trajnerit të Italisë, sipas “The Sun”, që lë të kuptohet se divorci mes tij dhe klubit londez është shumë afër. Për më tepër, e përditshmja britanike ka bërë ironi me sigurinë e shprehur nga trajneri, i cili ka një kontratë me 9 milionë sterlina në vit, “një shifër që do të bënte këdo të ndihej i sigurt”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb